Nesër në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Pjesë e diskutimit pritet të jetë edhe projekti hekurudhor Prishtinë-Durrës. Sipas ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ndërtimi i kësaj linje është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve. Ndryshe ky është takimi i gjashtë i përbashkët i dy qeverive që prej herës së parë që është mbajtur më 11 janar të vitit 2014 në Prizren. Hasani, lidhur me marrëveshjet e reja që pritet të nënshkruhen në takimin e nesërm të të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se janë vazhdimësi e mbledhjeve që mbahen për çdo vit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
