Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Shtigjet pa krye të Gjykatës Speciale

Në pasigurinë e saj, prokuroria e gjykatës speciale, sikur lë të kuptohet, po përfundon në një turbullirë veprimi. Kjo, nuk do duhej t’i ndodhte një institucioni, të cilit u munduan t’ia jepnin kredibilitetin e të qenit standard ndërkombëtar, meqë bashkësisë ndërkombëtare nuk ia hante të merrte përsipër të qenit autoritet titullar i një gjykate raciste sikur është kjo, nga ku me çdo mjet provohet të përlyhet viktima e të përjashtohet nga hetimi krimi shtetëror i Serbisë mbi Kosovën dhe shqiptarët. Se ky mbetet i vetmi argument pse titullar është impunar të bëhej Kosova na thotë edhe mungesa e ingerencave të Kosovës mbi të.

Uroj që gjykata speciale të mos jetë duke vepruar brenda ish juridiksionit jugosllav të kohës (meqë akuzat janë të natyrës së tillë të MUP-IT serb), dhe të mos ketë rrëshqitur në atë juridiksion edhe në pas çlirimin e Kosovës me ndonjë klauzolë të fshehtë nën ombrellën e rezolutës 1244!

 

Sikur po sillen autoritetet e gjykatës që arrestuan kryeveteranët, si një trupë e jashtme nga të gjithë, edhe duhet të kemi dyshime! Cilët janë policia e gjykatës dhe nëse gjykata është e Kosovës pse ajo nuk e përdori policinë tonë vendore apo edhe EULEX-in? Lepurit gjurmët po ia shohim edhe pse nuk po ia dimë tamam skutën ku po fshihet!

Poshtërimi që prodhon drejtësia selektive, duke mos ndjekur krimin por etninë viktimë për hesape të gjeopolitikës, apo edhe thjeshtë të disa mbetjeve të errëta të gjakut të prishur mbetur skutave të errësirës së Europës plakë po e lodhë besimin e shqiptarëve edhe pse faji për ku e kanë futur është i parlamentit tonë.

Civilizimi, ashtu sikur shprehet, nuk do ta tumirte kurrë një gjykatë që ndjek etninë viktimë dhe mënjanon hetimin për krimin e organizuar të një shteti. Andaj, të tillët ia dolën ta shtyjnë këtë fatkeqësi në Kosovë, e cila ka mbetur në duar të liga pushtetarësh poshtërues të vendit të tyre, të cilët lejuan e ndihmuan të ngriten dilema për UÇK-në.

Në këtë gjendje ku sot ndodhet Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, shtrohet para neve një detyrë: të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për t’i sqaruar edhe njëherë opinionet ndërkombëtare për sa ka ndodhur në Kosovë, për dhunën, masakrat, dhunimet, djegjet gati të tërësishme të vendit dhe kalvarin e deportimit të popullsisë. Tani më, duhet të vlojnë kudo, nga rrjetet sociale anë e kënd globit e deri te shtëpitë më prestigjioze të medias botërore, të gjitha masakrat deri në rrugëtimin e fundit për fshehje të kufomave anë e kënd Serbisë. Nga masakrat, zhvarrosja e kufomave, kamionët frigorifer nëpër lumejtë e Serbisë, mbjellja e kufomave nën asfaltin e shesheve, varrezave nën poligonet ushtarake apo të fabrikave atje, të pagjeturit që na thërrasin akoma nga kerematoriumet serbe dhe organet e tyre që mund të ju jenë marrur e shpërndarë anë e kënd botës së krimit.

Ne duhet ta ngulfasim tendencën për të na përlyer, të cilës po i shërbejnë edhe sot, sikur i kanë shërbyer në këto dy dekada me heshtje eksponentë të politikës sonë. Nu ka pajtim me mbajtjen nën plaf të asaj që ka ndodhur në ermër të dhënjes mundësi paqes dhe pajtimit. Pajtimi vie vetëm pasi të njohim dimenzionin e gjithë krimit serb në Kosovë dhe pranimit të fajit nga Serbia. Edhe bota, duhet t’i njoh përmasat e krimit dhe makabritetin që ka ushtruar shteti i Serbisë me ushtrinë dhe policinë e tij mbi popullsinë civile të Kosovës! Nuk mjafton t’i dinë përmasat e atij krimi të Serbisë vetëm institucionet e shtetve dhe të mbahen në sirtarët ku pluhuri i mbytë me harresen. Krimi serb duhet të jetë një mbamendje njerzore sikur u arrit të bëhej krimi nazist, të cilin edhe sot në pas kaq kohë njerzimi e ka jo vetëm të freskët, por edhe bashkndjenë dhimbjen me ebrejt. Vetëm duke e servirur secilin krim të Serbisë në mbamendjen e qytetarëve europianë e mbarë botërorë ne mund t’ia dalim ta ndalim këtë yshtje kundër nesh.

Se ku është katandisur gjykata speciale mjafton të marrim tre katër shembuj. Ajo u shty të bëhej nga miratimi i “raportit të Dick Marty-t”, me kryegoditjen afektive “shtëpinë e verdhë” të transplantit të organeve dhe tregëtisë me to. Akuzë kjo monstruoze në drejtim të UÇK-së, e cila sot më nuk egziston fare në materien e akuzës. Tani, gjykata, në kërkim të fajtorit për ta kënaqur politikën fashiste të qarqeve që e shtynë të bëhej, ka bërë objekt të vetin rrjedhen e pasojave kinse luftë ndërshqiptare përtej viteve të objektit të punës dhe atë e ka kamufluar me fatkeqësinë e popullit tonë. Meqë ishim të pushtuar natyrisht që edhe kishim shumë bahskëpuntorë të pushtuesit (Serbisë), të cilët në zakonin e vet u vunë shtylla të akuzave të rrejshme për çka u ripërpunuan si dëshmitarë në Serbi nga BIA serbe dhe ish struktura të UDB-ës dhe KOS-it, segmentet reale të projektimit të gjenocidit në Kosovë! Kësaj të keqeje iu bashkuan edhe specialistët e LDK-së për të kapur mundësin e rietablimit në skenën politike nga ku po rrezikonin të delnin për qëndrimin antiçlirim që mbajtën gjatë luftës. Është thënë e stërthënë këto vite për rolin e madh të LDK-së si strukturë politike kundër ish UÇK-së dhe kuadrove të saj. Kjo e vërtetë tashmë ka dhënë frytet e veta qoftë edhe vetëm për faktin se dielmat për UÇK-në u bë e mundur të bëheshin nnormalitete dhe akuza kuturu opinionesh e koluaresh.

Deregjeja ku po fundoset vet gjykata, por që neve do na mbetet njolla, janë verpimet e saj jashtë materies. Arrestimi i kryeveteranëve Gucati e Haradinaj na thotë shumë po të duam ta lexojmë drejtë. Mënyra spektakulare se si ata u arrestuan pas një rrjedhjeje të materialeve nga gjykata na thotë se ky mund të jetë projekt i prokurorisë! Gjykata në mungesë të fakteve po përpiqet të arsyetoj dështimin e saj për të provuar akuzat, andaj gjithçka të dështimit të tyre po përpiqet ta hudhë në terenin e kinse dekospirimit të dëshmitarëve! Kjo mund t’i vlejë për të luajtur brenda terenit politik nga ku ka marrur detyrat, por jo edhe për të bindur opinionet.

Tjetri dështim i saj dhe më i dukshmi në gjithë këtë dramë të inskenuar nga ajo, spjegohet përmes emrit të Jakup Krasniqit, të përfshirë në akuzë sikur i është servirur opinionit një dokument i shfaqur në mediat shqiptare të Tiranës, . Mjafton ta marrim këtë emër të ish zëdhënësin të UÇK-së, i cili nga thirrja që kishte ishte i përjashtuar nga të qenit autoritet vendimarrës apo urdhërdhënës. E pa precedencë që një zëdhënës të bartë përgjegjësi për sa mund të ketë ndodhur! Por, le të pyetemi: çfarë mund ta bëjë përgjegjës një ish zëdhënës të një ushtrie për parakohën dhe paskohën e tij. Vetëm një gjykatë politike e hileqare mund të veproi kështu.

Po të kishte drejtësi sikur thuhet se duhet të ketë, të tillë prokurorë jo vetëm se do përfundonin nën akuzë, por edhe të dënuar për dëmet që i shkaktojnë imazhit të personit apo vendit që e akuzojnë!

Në një media vendore mbrëmë ishte thirrur djali i Maliq Shehollit, një i vrarë para lufte që hyn në domenin e vrasjeve për t’u zbuluar nga drejtësia vendore, por jo nga gjykata speciale dhe prokurorët e saj sikur po tentojnë ta kontrabandojnë atë dhe shumë raste tjera në materjen e ingerencës së gjykatës.

Me verpimet e tilla, kjo gjykatë sikur po na thotë se prokurorët e saj janë segment i prokurorsië serbe dhe se lëndët po i realizojn me ish shërbimet serbe BIA-UDB-ja, KOS-i etj.

Kjo mundësi që i është ofruar Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare përmes gjykatës speciale, të ndjek e hetoj gjithçka e të çdo kohe në Kosovë, sikur ajo të ishte pjesë integrale e saj, është jo vetëm fyerje por edhe dhunë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe drejtësisë së saj. Nga kjo lind pyetja e thjeshtë: a e njeh bashkësia ndërkombëtarer juridiksionin e Kosvës, apo ndoshta ajo akoma në realitet e trajton Kosovën brenda juridiksionit të Serbisë? Gjithçka na dërgon në atë drejtim, sepse ajo po ia realizon këtë tendencë manipuluese përmes proceseve të montuara sikur ka bërë Serbia në gjithë shekullin e saj të pushtimit mbi ne!

Me të drejtë na lind pyetja me cilin juridiksion po vepron Gjykata speciale? A mos ajo po e luan aktin e fundit të kodit penal të ish RSFJ-së dhe Republikës së Serbisë! Nëse janë ndjekur hetime edhe për Adem Jasharin, atëherë duhet të dimë se kemi të bëjmë me ligjet e asaj kohe dhe të atij shteti dhe të jemi të vetëdijshëm për cilësinë e klasës sonë politike që e votoi këtë gjykatë, e cila kur i munguan duart ka rrezik i kanë çuar edhe këmbët për ta shtyrë e bërë këtë poshtërsi!

Ne duhet të kuptojmë si shoqëri se jemi bërë tabelë qitjeje me fajin e kuvendit tonë. Shoqërisë sonë nuk i ka munguar gatishmëria e ish UÇK-së edhe për të pranuar verpime të padenja kundër tyre si në rastin e dënimit të Sami Lushtakut për vrasje, ku mungon viktima me gjithë identitetin e saj, kohë dhe vend krimin, armën e krimit e gjithçka tjetër. Por kësaj radhe nuk kemi të bëjmë me fatin e një Sami Lushtaku apo Daut Haradinaj, sikur edhe ky qe dënuar që në pasluftë pa asfarë faktesh, ku diktuan armiqësitë e shprehura në dëshmi. Tani kemi të bëjmë me implikime tjera. Çdo lëndë e trajtuar në gjykatën speciale do e dëmtoi Kosovën dhe shqiptarët po aq sa në mardhënjet ndërkombëtare edhe në mbamendjen e fajit historik.

Turpi i mbuloftë deputetët që e votuan dhe politikanët që e shtynë këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …