Numërimi mbrapsht ka nisur në Hagë, ku kanë mbetur edhe pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të shpallet sot, nga Gjykata Speciale në Hagë. Në prag të verdiktit, qytetarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur pranë objektit të gjykatës special, duke pritur ditën e vendimit. Interesimi për këtë proces është i madh edhe në Kosovë, ku 16 shtatori pritet të përcillet me vëmendje të veçantë. Përveç projektorit të vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, një ekran i tillë është vendosur edhe në Hagë, për të mundësuar përcjelljen e drejtpërdrejtë të shpalljes së aktgjykimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
