Haga rrëzon akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Vendimi është bërë i ditur gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit në seancën publike, ku gjykatësi Charles Smith ka deklaruar se Prokuroria e Specializuar nuk arriti të dëshmonte përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik ndaj një popullate civile. Akuza për krime kundër njerëzimit përfshinte pretendime për përndjekje, burgosje dhe ndalim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë. Sipas aktakuzës, viktimat e pretenduara ishin persona të konsideruar kundërshtarë, përfshirë shqiptarë të Kosovës, serbë, romë dhe persona të tjerë. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm gjatë gjithë procesit gjyqësor në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Krasniqi vazhdon qëndrimin në familje, edhe sot nën masa të rrepta sigurie nga EULEX-i

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup …