Nexhat Fazliu akuzon kryeinspektorin e punës H, Nikçi për largimin i fotografive të dëshmorëve madje edhe të Adem Jasharit

Ish-inspektori i Inspektoratit të Punës në rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, ka akuzuar Kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçi, për urdhërimin e largimit të fotografive të prindit të tij dëshmor dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari nga zyra e tij. Nexhat Fazliu, i cili është pezulluar nga detyra, ka deklaruar se veprimi i Nikçit është i kundërligjshëm dhe ka bërë thirrje për ndërhyrje nga Prokuroria Speciale. Ai e ka quajtur Nikçin “kryeinspektor ilegal”, duke pretenduar se emërimi i tij është bërë në mënyrë të kundërligjshme nga qeveria. I emëruari nga Albin Kurti urdhëron largimin e fotografive të familjes sime dëshmorë dhe të Adem Jasharit. Ky është një akt që cenon rëndë vlerat tona kombëtare,” ka deklaruar Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …