Nexhat Llumnica

Nexhmi Llumnica: Dënohet kërcënimi kundër drejtorit menaxhues të KEK-ut, Nijazi Thaçi

Nënkryetari i Sindikatës së Re “Korporata Energjetike e Kosovës” Nexhat Llumnica, ka dënuar aktin e kërcënimit kundër drejtorit Menaxhues të KEK-ut. Nijazi Thaçi.  Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë, por Korporata Energjetike e Kosovës nuk është për të zgjedhur problemin e gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pa punë,për punësimin duhet të interesohet Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë vende të reja pune, tha ai. Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e punëtorëve të rinj dhe ai duhet të jetë real dhe në përputhje me ligjin. Prandaj shfrytëzojmë rastin të dënojmë aktin qyqar kërcënues mbrëmë ndaj Drejtorit Menaxhues të KEK-ut Nijazi Thaçi si dhe çdo lloj ndërhyrje apo ndikimi tjetër në konkursin për pranimin e punëtorëve të rinj në KEK.

 

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një …