Nezir Beqiri: Në përkujtim të Dëshmorëve të Kosharës

Për çdo vit, në shenjë respekti për sakrficën e të rënve në Betejën e Kosharës pikërisht më 23 gusht,  përkujtohen të gjithë Dëshmorët e rënë, në betejën e lavdishme të Kosharës. Beteja e Lavdishme e Kosharës është një ndër betejat më të mëdha e me përmasa më të gjëra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila është luftuar kundër ushtrisë barbare të Serbisë. Ushtria Çlirimtare në këtë betejë doli fitimtare.  Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK ka pasur përparësi strategjike, pasi që beteja e Kosharës është zhvilluar në kufirin që lidhej përjetësisht Kosova dhe Shqipëria. Furnizimi me armatim dhe ushqim ishte në nivelin më të mirë të mundshëm nga vllezerit tanë nga Shqipëria Nënë. Gjithashtu edhe morali i luftëtarëve trima kishte qenë shumë i lartë.

Pas një beteje të ashpër UÇK, arriti që me guxim e vendosmëri, të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e zmbraps e të largojë njëherë e përgjithmonë mercenarët e hordhive të ushtrisë famkeqe serbe. Kosharja para katërmbëdhjet viteve e ndryshoj historinë për çlirimin e atdheut, luftëtarët më të mirë të kombit shqiptar luftonin për gjdo pëllëmb të tokës arbërore, për të larguar një herë e përgjithmonë bishat serbe nga këto troje Dardane. Në Mars e Prill të vitit 1999, fillloi një epokë e re për Kosovën, pikërishtë në vijën ndarëse të kufirit shqiptaro-shqiptarë, thyhet muri i hekurt mes shqiptarëve njëqind vjeçarë, nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së shenjëtë. Beteja nuk ndalej dotë deri në çlirimin  e atdheut në tërësi.

Në Kosharen legjendare kishin ardhur djalëria nga gjithë viset shqiptare për të çliruar atdheun e për të bashkur trojet pjesët e trungut të Nënës Shqipëri. Në Koshare kishin ardhur nga gjitha hapsirat e trojeve shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Shkupi, Kumanova, Tetova, Ulqini, e prej diasporës, nga Gjermania, Zvicra, Norvegjia, Austria, Anglia, Italia e Amerika erdhën për ti dal zot këtiji vatani me të madhin Agim Ramadani. Po ndër të parët ishte Agim Ramadani emblema e kombit, ai kishte lënë familjen, në perendim punën e gjithë pasurinë, për të shkuar në mbrojtje të atdheut, ai kishte dhën kushtrimin se për tokën e shtrejtë të Kosovës bën të luftohet dhe të flijohet jeta, se armiku gjakatar po e shkatron Kosovën, po vret e djeg, e bënë tokën e djegur, po shpërngulte shqiptarët nga shtëpit e tyre. Agim Ramadani e donte lirinë shumë, por thoshte se për të pasur të lirë atdheun duhet luftuar për te se pa luftë e gjak jo nuk largohen këto sorra gjakatare e horrdhi sllave që kishin okupuar qe një shekull në këto hapsira shqiptare.

Do ti përkujtojmë dëshmorët e kombit me plot mallë gjithëherë, se e kaluara mundet të përsëritet se po i kujtojm do të kemi një ardhmëri të ndritur, falë gjakut të dëshmorëve të kombit, që ranë në Betejën e Kosharës dhe në Betejat të tjera në mbarë Kosovën që ishin të shumta jemi të lirë sotë, dhe falë ndihmesës së faktorit ndërkombëtar, NATOS e SHBA-së që bombardoi caqet serbe plot 78 ditë me radhë. NATO na shpëtoi nga përndjekja kolektive të dy milionë shqiptarëve, ndalën spastrimin etnik që e bënin forcat paramilitare serbe anembanë Kosovës mbi popullin e pafajshëm shqiptarë.

ZËRI I KOSHARËS

Uji i pastërt zbret nga malet e

Koshares trime nën hijen pranë

Të heronjëve kombit

Malet thepash ishin ato rrugë

Në maje të rrasës së Kosharës

Vrapon që sot Agimi e Salihu

Zëri i tyre po ndëgjohet që sot

Agimi thret Salihun

Nga ana e malit vinë përshëndetjet e Agimit

I ndrituri jonë Sali Çeku thot mirsevini

Me shumë shokët e idealit

Me të madhin tonë Agim Ramadanin

Zëri i tyre ndëgjohet shpatë e shpatë

Prej Kosharës flet Agimi

Dërgon të fala anamoravës

Nga Dukagjini i Dardanisë

I bëjm roje Shqipërisë Natyrale

Zëri i Kosharës sot tingëllon lartë

Kosovën kurrë nuk do të lejojmë

Që ajo të ndahet, sa të jetë gjaku i Shqiptarit

Se do të zgjohen gjithë Dëshmorët përsëri

Mitrovica  është djepi i Shqiptarisë

Kem lidhë besa besë  me bacën  Isa Boletinin

Hasan Prishtinën e Adem Jasharin

Do ti dalim Zot këti vatani

Me Salih Çekun  e Agim Ramadanin.

Betejës së Kosharës i prinin martirët, dëshmorët legjendar Agim Ramadani e Salih Çeku, dhe bashkluftëtarët e tyre nga Kosova e Shqipëria. Kurorzimi i fitores, ishte 9 prilli dita kur largohet guri i mallkuar prej mesit kufirit Shqipëri – Kosovë. Më 11 Prill 1999 mbasditen e asaj dite të kobshme bie në altarin e lirisë dëshmori i kombit Agim Ramadani Katana për të mos vdekur kurrë. Agimi u ringjall përsëri, ajo ditë ishte më e rënda për gjithë ushtarët sypatrembur të UÇK-së. Agimi ai sy patrembur thoshte se nuk ka më mirë se të vdiset për tokën tënde të cilit i takon se vdekja ashtu na gjenë që të gjithve, por të flijohesh për atdhe do të lindesh  përsëri. Në dorëshkrimet e Agimit i kemi me plot mallë këto vargje:

Agim Ramadani Katana:  “Mu shtershin sytë nëse pushoj, Lirinë tënde me ëndrrue, mallkue qoftë gjaku im, nëse m,vrasin pa luftue”

Porosia e tij ishte të mos të vdiset pa lirinë e atdheut, në mes reshtave të tij shumë domethënës mund të shohim se Agimi paraftyronte dhe e ndijente fitoren deri në qoftëse duhet dhën dhe jetën për lirin e Kosovës ai nuk hezitonte por ishte flakadan i pashuar deri në çlirimin e gjithë atdheut, thonë bashkluftëtarët e tij sot, që kujtimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm nga shokët e idealit që me krenari i kujtojnë Agimin e  Salihin e gjithë shokët e tyre të rënë. Krahu i djadhtë i Agimit ishte Salih Çeku po me të dëgjuar dhe ai u betua se mbas Agmit do të vazhdohet lufta heroike deri në çlirimin e saj, që ishte një dhimbje shumë e madhe për të dhe mbarë bashkluftëtarët. Brigada 138 Agim Ramadani e mbanë me plot krenari emrin e heroit Agim Ramdani. Gjithashtu dhe Salih Çeku mbas një jave bie dëshmor, për ushtarët trima të UÇK-së, ishte humbja e dytë mbrenda një kohe shumë të shkurtër, por kishin marë frymzim dhe forcë me plot dhimbjen që e ndjenin për prisit e tyre Agimin e Salihun, në asnjë moment nuk u ndalën deri në fitore të plot vazhduan aty ku mbetën. Në Koshare kanë rënë 114 dëshmorë të cilët dhanë jetën që ne sot të gëzojmë lirinë ata pushojnë të qetë në Kosharën martire.

Në Koshare bëjnë roje Agimi e Salihu me shokët e tyre të idealit. Po në Koshare prapë janë së bashku si në luftë, për një qëllim të vetëm se bashkimi sjellë fuqi si në kohën e luftës po dhe sot. Duke kujtuar dëshmorët, dhe familjet e tyre bëjmë nder gjithë atdheut, nuk ka më mirë se sa të kujtosh heroizmin trimërin e tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë Dëshmorët e kombit.

Përkujtimi për përvjetorët për Dëshmorët është udhërrëfysi jonë për nderim të atdheut. Do të kujtohet shembëlltyra e tyre gjdoherë ajo nuk do të shuhet kurrë, por do të lartësohet. Lavdi Dëshmorve Kosharës Lavdi gjithë Dëshmorëve të mbarë trojeve Etnike të Shqipërisë Natyrale Lavdi Lavdi…

Kontrolloni gjithashtu

Bahri Ferat Kuçi (20.4.1971 - 11.3.1999)

Bahri Ferat Kuçi (05.04.1971 – 11.3.1999)

Dëshmori Bahri Kuçi u lind më 5 prill 1971, në fshatin Lugmir (ish-Dolak) të komunës …