Nga dita e sotme pezullohen operimet joemergjente në QKUK dhe vizitat në ambulantat specialistike reduktohen në gjysmë

Nga dita e sotme pezullohen operimet joemergjente në QKUK dhe vizitat në ambulantat specialistike reduktohen

Gjatë kësaj jave në Kosovë ka pasur numër të madh të infektuarve me coronavirus. Kjo rritje e infektimeve ka ndikuar edhe në shtimin e rasteve të hospitalizuara. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, thotë se ka rritje drastike të numrit të pacientëve me coronavirus që kërkojmë trajtim spitalor. Sipas tij çdo ditë po shtrohen në spitale gati 100 pacientë. Ai thotë se për shkak të kësaj situate do të detyrohen që në spitale të trajtojnë vetëm rastet e rënda, derisa kërkon që pacientët të trajtohen edhe në qendra të mjekësisë familjare. Krasniqi thotë se nga dita e hënë në klinikat e QKUK-së do të reduktohen shumë shërbime në mënyrë që mjekët të fokusohen te pacientët me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …