Nga një sulm ajror i ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Al-Maghazi, në Gazën qendrore janë vrarë mizorisht 70 palestinezë

Një sulm ajror i ushtrisë  izraelite në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gazën qendrore ka lënë të vdekur të paktën 70 palestinezë, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar. Zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Kudra tha se ajo që ndodhi në kampin Maghazi ishte “masakër” që u krye në një bllok banimi të mbushur me njerëz. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, duke pasur parasysh numrin e madh të familjeve që banojnë atje. Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20.424 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 54.036 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë sipas shifrave zyrtare. Në hakmarrje Izraeli ka vrarë mbi 20 mijë palestinezë 90 për qind  e tyre popullatë civile, kryesisht fëmijë, gra e burra të moshuar. Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, ku gjysma e banesave të territorit bregdetar janë dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur brenda enklavës me popullsi të dendur, ndërsa përballen me mungesë ushqimi dhe uji të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …