Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur i hapur për një armëpushim në Ukrainë, por nuk do të tërhiqet nga konflikti

Jo zyrtarisht, nga burime të Nju Jork Tajmsit,  bëhet e ditur se kryetari i  Rusisë Vladimir Putin, është  shprehur i hapur për një armëpushim në Ukrainë, por nuk do të tërhiqet nga konflikti. Për afër dy vjet luftë më shumë se 10,000 civilë janë vrarë dhe 18 mijë e 500 janë plagosur që nga fillimi i luftës. Putin ka shprehur që nga shtatori se ai është i hapur për të ndaluar luftimet, janë cituar të kenë   thënë dy ish-zyrtarë të lartë rusë afër Kremlinit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë dhe ndërkombëtarë. Rusia nisi sulmin e armatosur ndaj Ukrainës fqinje më 24 shkurt 2022 dhe shpejt arrit të pushtojë pjesë të mëdha të vendit. Megjithatë forcat ukrainase u përgjigjën, edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve përmes fondeve dhe ndihmave ushtarake duke detyruar Rusinë të tërhiqej nga rajonet e saj veriore. Rusia e mbanë nën kontroll rajonin e Donbasit me disa krahina me shumicë ruse, po ashtu edhe Krimenë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …