Nga një sulm ajror me dron të urdhëruar nga SHBA-të është vrarë lideri i ushtrisë së Iranit, Qassem Soleimani

Nga një sulm ajror me dron të urdhëruar nga SHBA-të është vrarë komandanti i ushtrisë së Iranit, Kasem Sulejmani

Një prej liderve kryesorë të ushtrisë së Iranit, Qassem Soleimani, është vrarë gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar të enjten në mbrëmje Pentagoni. Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka patur së fundmi protesta të forta anti-amerikane. Dy persona raportohen të vdekur dhe nëntë të tjerë të plagosur pasi raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur edhe dy automjete. Ka qenë vetë kryetari Donald Trump që ka urdhëruar vrasjen e Soleimani, ndërkohë që në profilin në “Twitter” ka publikuar një foto të flamurit amerikan. Qassem Soleimani ishte Komandanti i Forcës elitë Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei deklaroi pas sulmit se “hakmarrja e ashpër i pret kriminelët”, ndërsa ministri i Jashtëm, Javad Zarif, e quajti verpimin e SHBA-së si “akt të terrorizmit ndërkombëtar”. Përgjigja e Uashingtonit erdhi pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …