Konfirmohen 9 raste të reja me virusin korona, shërohen 12 qytetarë dhe një i sëmurë e humb jetën

Nga testimi i 2.843 mostrave konfirmohen 368 raste të reja me virusin korona, ndërsa sot janë shëruar 241 pacientë

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 2 mijë e 843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive në virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 4 raste të vdekjeve si pasje e infektimit me  virusin korona. Prej fillimit të pandemisë e deri tani numri total i rasteve pozitive është 67 mijë e 8 raste nga 291 mijë e 847 të dyshimtë në virus dhe 1.579 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 829.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …