Universiteti i Prishtinës

Nga viti 2019 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të bëhet me softuerin antiplagjiaturë

Universiteti i Prishtinës shumë shpejt do të bëhet me softuerin antiplagjiaturë. Ky sistem do të mundësojë identifikimin e plagjiaturës në temat e diplomës të mbrojtura në këtë universitet. Përmes një përgjigjeje me shkrim Rektorati i UP-së e ka konfirmuar  se softueri pritet të jetë funksional nga viti i ardhshëm. Në këtë sistem do të futen temat e të gjitha niveleve. “Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është në fazën finale të specifikimit të kritereve teknike për softuerin antiplagjiaturë. Menaxhmenti i Universitetit beson se ky softuer do të jetë funksional gjatë vitit kalendarik 2019”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit. Ky institucion ka bërë të ditur se shuma e përgjithshme e projektit për këtë sistem është përafërsisht 50.000 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …