Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Një buzëqeshje për një buzëqeshje

Ju që keni ndalur ardhmërinë e të gjithëve

dhe ecni duke fshikulluar,

të shkujdesur.., pa nxituar

nuk keni dalë të pritni në rend…

…para dyqaneve për bukë

as të mblidhni ushqime në kontenier…

Shkolla juaj ende nuk ka filluar

mësuesit kanë shkuar të hapin barrikada,

kurrë nuk keni menduar për gjëra të bukura

apo, për një jetë të përbashkët, të ndritshme.

 

Dëgjoj qeshjet tuaja zemërthyera,

 

Përçuditshmërinë tuaj,.,

të qeshura.., më shumë për të ardhur keq…

dhe lot..

 

Ju keni qenë për mua njëjtë si të tjerët

 

atëherë kur desha të harroj skëterrën

unë gjeta kujtesën të kthehet.

 

A mund të fal mospërfilljen tuaj qesharake,

për ata që janë zhdukur-kanë humbur

 

Përsëri po shoh kokarda

monstrumë dhe lojëra me “lodra”…

…kokë-njerëzish të brishta

lojëra tjera nuk dini…!?

 

 

Ç’na duhen divizione të blinduara 

…apo kujtime frymëzimi

 

fëmijë jashtë shkolle e trup zhveshur

kujt i duhen këto?

 

Na duhet fuqia e mendjeve rinore

që ende nuk kanë njohur zjarrin e luftës

nuk do të jemi më asnjëherë të dëbuar e të humbur

Ju jeni të vockël të riktheni mjerimin

 

Dhe prapë unë t’u jap buzëqeshje të sinqerta…!?

Jepni buzëqeshjes sime një buzëqeshje, një-për një

Nuk duam më prapambetjen dhe valën e pikëllimit

Vetëm një moment, edhe pse e di… sërish do “t’më mashtroni”

 

Po shoh sërish “trimërinë” tuaj dhe krenarinë fallse

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …