Nga zjarret e jashtëzakonshme në Australi janë djegur 500 milion kafshë

Burime nga Universiteti i Sidnejt njoftojnë se nga zjarret e jashtëzakonshme në Australi janë djegur 500 milion kafshë. Që nga fillimi i zjarreve njoftohet se rreth 480 milion. Zjarret në Australi dyshohet se kanë djegur të gjallë gjysmë miliardi kafshë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intensifikimit të zjarreve në muajin shtator mirëpo thuhet se shifra mund të jetë edhe më e lartë se kaq. Profesori i Universitetit të Sidnejt, Kristofer Dikman ka vlerësuar se nga zjarret janë djegur tre milion hektar. Por numri i kafshëve që janë prekur direkt nga zjarret është edhe shumë më i madh dhe mungesa e ushqimit e sulmet e grabitqarëve, sipas profesorit Dikman, do të ndikojnë padyshim në reduktimin e jashtëzakonshëm të kafshëve në rajonet e prekura.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …