Ngricat e prillit 27 fermerëve malishevas ju kanë bërë dëme rreth pesëqind mijë euro

Temperaturat e ulëta, që kanë mbretëruar gjatë muajit prill, kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Malishevës. Vetëm 27 fermerëve lokal, ju kanë shkaktuar dëme në vlerë prej rreth pesëqind mijë euro. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e drejtoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, gjatë raportimit të tij, tha se “komisioni vlerësues, për dëmet e shkaktuara në bujqësi, si pasojë e temperaturave të ulëta, i ka vizituar të gjithë ata fermer të cilët janë ankuar dhe dëmet e vlerësuar janë 488.246 euro”. “Numri i fermerëve të cilët janë ankuar, është 27 fermer, të cilët janë ankuar për dëme në pemëtari, vreshtari, serra dhe të mbjella pranverore (misër), dhe vetëm tek këta fermer, është vlerësuar ky dëm. Dëmet duhet të jenë shumë fish më të mëdha, marrë parasysh faktin se fermerët, jo të gjithë janë ankuar”, tha drejtori Hoxha. Përndryshe, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, ka bërë të ditur, se kanë filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës.

Edhe drejtorët e drejtorive tjera komunale, ka raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …