Limaj: Beteja e Llapushnikut, një nga betejat më të rëndësishme të UÇK-së

Limaj: Beteja e Llapushnikut, njëra nga betejat më të rëndësishme të UÇK-së

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Beteja e Llapushnikut ishte njëra nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Marrja e grykës së Llapushnikut ishte beteja e parë sulmuese frontale e ndërmarrë nga njësitet e UÇK-së nga Llapusha e Drenica. Deri në atë kohë UÇK-ja, nuk kishte zhvilluar betejë frontale, kjo ishte e para dhe u kurorizua me fitoren tonë duke marrë grykën dhe me dëbimin e forcave serbe. Beteja e Llapushnikut kishte tri objektiva; thyerjen e izolimit të Drenicës që donin ta mbani forcat serbe dhe hapjen e korridorit Drenicë – Llapushë, e dyta bllokimin e rrugës Prishtinë – Pejë, për t’ia pamundësuar forcave serbe të dërgojn përforcime në Dukagjin, dhe e treta, UÇK-ja kishte nevojë për një betejë të tillë për të treguar se ajo jo vetëm nuk është shuar, por është forcuar dhe e gatshme për beteja frontale dhe se rënia heroike e Komandantit Legjendar, Adem Jashari,  ishte kthyet në kushtrim për gjithë shqiptarët që do vazhdonin luftën e nisur nga komandanti i tyre.

Ai ka shtuar se beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në planin diplomatik, bota e shikoj se UÇK-ja duhet të merret seriozisht. “Sot kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dëshmorët e grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë. Lavdi dëshmorëve të kombit, nder e respekt invalidëve e veteranëve të betejës së grykës së Llapushnikut”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …