Koci: Asnjëherë nuk gjetëm një copë vend, tash e 20 vjet, për shtatorën e Adem Jasharit në Prishtinë

Ngritet shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari në Dragash

Në nderim të figurës së komandantit legjendar, Adem Jashari, sot në qytetin e Dragashit është përuruar shtatorja e tij. Në këtë ceremoni morën pjesë qindra qytetarë, përfshirë edhe veteranë të luftës, të cilët u shprehen të kënaqur për ngritjen e kësaj shtatore që përkujton sakrificën e pashembullt të Jasharajve për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit të UÇK-së. Ngritja e shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së u pat kundërshtuar nga persona anonim në Dragash, të cilët u bënin thirrje pjesëtarëve të komunitetit goran që të mos lejonin ngritjen e një permendore të tillë. Pas çdo gjase, këta persona duhet të kenë qenë pjesëtarë të fraksionit pro-serb në komunitetin goran, të cilët nën ndikimin e Beogradit, përpiqen të minojnë sovranitetin e Kosovës dhe krijojnë një komunë të re në zonën e Gorës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …