Brickos

Murat Meha

Ngritje profesionale për trajtimin e dokumentacionit pronësor që do të kthehet nga Serbia

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha së bashku me një delegacion nga Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës janë duke qëndruar në një vizitë studimore profesionale në Norvegji. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartverket” në fushën e skanimin, indeksimit, krahasimit dhe arkivimit të të dhënave kadastrale dhe pronësore. Ky aktivitet i paraprinë kthimit tek institucionet e Kosovës të elabortatit kadastral dhe pronësorë të vjedhur nga regjimi serb gjatë ikjes nga Kosova. Delegacioni është duke qëndruar në Norvegji prej datës 21 deri më 24 shkurt, ndërsa implementimi i eksperiencave më të mira do të jenë esenciale për përdorimin e të dhënave të kthyera nga Serbia.

Oslo, 24 shkurt 2017

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …