Nicholas Giacobbe ka thënë se dita e sotme është fitore tjetër për demokracinë e re, që po lulëzon në Kosovë

Nicholas Giacobbe ka thënë se dita e sotme është fitore tjetër për demokracinë e re, që po lulëzon në Kosovë

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane,  në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, në Kosovë. Giacobbe ka thënë se dita e sotme është fitore tjetër për demokracinë e re, që po lulëzon në Kosovë. “Inkurajuese për të parë kosovarët duke votuar, duke demonstruar zërat tuaj përmes kutive të votimit – një fitore tjetër për demokracinë e re dhe të lulëzuar të Kosovës”, ka shkruar Giacobbe. Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë, duke festuar vetëm në shtëpi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …