Nik Gjeloshaj

Nikë Gjeloshaj: Aty ku bashkohen shqiptarët, nuk ka rëndësi lideri

Bartësi i listës të koalicionit shqiptar “Forumi Shqiptar” nga partia Alternativa Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se komuna e Tuzit aktualisht është në gjendje jo të mirë për shkak të mos zhvillimit ekonomik dhe lënies së saj pas dore për një kohë të gjatë. Ai për KosovaPress ka folur për prioritetet si kryetar i ri i komunës së Tuzit pas fitores së koalicionit “Forumi Shqiptar” në zgjedhjet lokale. Gjeloshaj shprehet i bindur se kur bashkohen shqiptarët, aty nuk ka lider, ndërsa zotohet se do të përçojnë mesazhin më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë përfshirë edhe ata në diasporë. Në garën për të parin e Tuzit, i cili ka marrë statusin e plotë të komunës së pavarur më 1 shtator të vitit të kaluar, kanë garuar pesë parti politike dhe koalicioni i tri partive kryesore politike shqiptare, i cili ka fituar zgjedhjet duke marrë 16 mandate, duke bërë që kjo të jetë komuna e parë që udhëhiqet nga shqiptarët në Mal të Zi, derisa në Ulqin shqiptarët pësuan humbje në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …