leoni

Nikoliq

Nikoliq: Nëse sulmohen serbët në veri unë do të shkoj i pari me krejt ushtrinë dhe nuk do të ishte hera e parë

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar se si komandant suprem i forcave të armatosura është i gatshëm që, nëse jetët e serbëve në Kosovë rrezikohen, t’i nisë forcat e Serbisë në Kosovë. “Derisa të jem në këtë funksion do të përpiqem që të mos luftojë me askënd. Nëse kjo do të jetë e pamundur, do të përpiqem si komandant suprem, ta marr përgjegjësinë për vendimet e mia”, deklaroi Nikoliq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare.  I pyetur nëse është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, Nikoliqi e pohoi: “Po që se i vrasin serbët, të gjithë do të shkojmë atje, e jo vetëm ushtria. Ja, edhe unë do të shkoj i pari, nuk do të ishte kjo hera e parë.  Serbia nuk do të lejonte të sulmoheshin serbët e veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …