Nikoliq: Do të kërkojmë pavarësinë e Veriut, nëse Kosova kërkon pavarësi nga Beogradi

Nikoliq: Do të kërkojmë pavarësinë e Veriut, nëse Kosova kërkon pavarësi nga Beogradi

Edhe pse përfaqësuesja e BE-së zonja Mogherini në deklaratën e saj nuk përmendi mosmarrëveshjet e krerëve të Kosovës e Serbisë në bisedimet e 1 shkurtit në Bruksel, “Dojçe Vele” bën të ditur se bisedimet kanë qenë të dështuara. Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë në prag të takimit se pozicionet e delegacioneve janë krejtësisht të kundërta. “Ata thonë se Kosova është e pavarur, ndërsa ne mendojmë se ajo është pjesë e pandashme e Serbisë, dhe nga kjo kurrë nuk do të heqim dorë”, ka theksuar Nikoliq duke shtuar se “Serbia nuk do të flas me askënd për pavarësinë e Kosovës”. Nikoliq ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të kërkojë nga Prishtina të gjitha ato që kërkon Prishtina nga Beogradi. Në pyetjen e “DW”-s nëse kjo do të thotë se ky Asociacioni do të kërkojë pavarësi, pasi Kosova e konsideron veten si shtet të pavarur, Nikoliq u përgjigj: “Po, do të kërkojmë pavarësi nga Prishtina, nëse Prishtina mendon se mund të jetë e pavarur nga Beogradi”.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …