Kandidati për deputet dhe bartësi i listë “Guximi”, Nikollë Camaj ka reaguar ashpër kundër Nexhad Dresheviq, i cili kërkoi nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ndalimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Komunën urbane të Tuzit. Camaj në reagimin e tij thotë: Si bartës i listës dhe kandidat për deputet i listës “Guxim”, si pjesëtar i grupit të betuar se nuk do të hesht padrejtësitë që na bëhen, dhe as anomalitë në shoqërinë tonë, reagoj në përpjekjen e çoroditur të një ish-shqiptari, për të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në Komunën Urbane të Tuzit. Përndryshe, përpjekja ogurzezë ka të bëj me kërkesën drejtuar Gjyqit kushtetues të Mali të Zi, për të kontestuar përdorimin e gjuhës shqipe, përmes revidimit të ligjeve që rregullojnë këtë materie.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …