leoni

Nisë rrënimi i lokaleve në qendër të qytetit të Deçanit

Bazuar në planin rregullues të qytetit të Deçanit, komuna e Deçanit është duke bërë përpjekje që të zbatoi në përpikëri këtë plan rregullues duke ju krijuar kushte më të mira qytetarëve të Komunës së Deçanit. Në qendër të qytetit të Deçanit ka filluar largimi i lokaleve të cilat do të zëvendësohen me hapësira gjelbëruese si dhe do të mundësojnë zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i shoqëruar me bashkëpunëtor bashkë më kompanin e kontraktura kanë filluar largimin e këtyre lokaleve nga qendra e qytetit. Ndonëse pronaret e këtyre lokaleve ishin njoftuar me kohë por edhe qeveria e Republikë së Kosovës ka nda mjete të mjaftueshme për shpronësim. Me këtë rast kryetari Ramosaj tha se konform ligjit kemi vepruar ne si Institucion Komunal, pronaret janë thirrur në takime, janë njoftuar me kohë dhe të gjitha procedurat janë ndjekur pa e thy as një rregull, ndërsa kërkoi nga të gjithë pronarët që të kenë mirëkuptim, të na lejojnë të kryem proceduar tona ashtu siç edhe janë njoftuar më anë të shkresave që nga viti 2018. Në vitin 2018  më dt.01.08.2018  në bazë të një vendimi preliminar më numër protokolli 23181 dhe në mbështetej të nenit 92 paragrafi 4 dhe neni 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 4, 9, 10 dhe nenit 45 të Ligjit  nr.03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra më Ligjin Nr.03/L-205, duke u bazuar në kompetencat e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Kryetari i komunës, me dt.31.07.2018 mori këtë  vendim preliminar ku miratohet  shpronësimi për interes publik të Komunës së Deçanit i lokaleve dhe pronës –tokës së paluajtshme  të pronareve  dhe zotëruesve të interesit  të cilat preken nga Ndërtimi i Qendrës së Qytetit , sipas tabelës të përshkruar  nga evidencat kadastrale  përkatëse  për titullarët e lokaleve dhe të pronës të paluajtshme , pozitën e tyre  në kuadër të projektit të interesit publik si dhe sipërfaqeve të tyre . Ky vendim ka hyrë në fuqi brenda 10 ditëve ku edhe është berë publikimi në faqen zyrtare dhe në gazeten zyrtare . Këtij vendimi nuk u janë përgjigje pronaret e lokaleve të cilët kanë konsiderua së u është ber e pa drejtë. Më dt.11.03.2019 Drejtoria e Urbanizmit Planifikimit Hapësinorë  dhe Mbrojtje të Mjedisit ka nxjerrë një vendim për rrenim me numër protokolli 7504 ku është bazuar edhe në vendimin përfundimtar  02.Nr.39154 të dt.31.12.2018 si në dispozitat e këtij vendimi. Mos respektimi i këtij vendimi do të ketë për pasojë rrënimin e objektit me masa administrative nga ana e organeve Komunale të autorizuara. Kundër këtij vendimi palët kishin të drejt ankese në afat kohor brenda 7 ditëve. Ndonëse janë kryer të gjitha procedurat e një pas njëshme Drejtoria e Inspeksionit  më  dt 20.03.2019 kishte njoftuar kryetarin e komunës, pronarët e lokaleve, policinë e Kosovës së më  dt 25.03.2019 ( e hëne)  bashkë më kopanin e kontraktuar do të rrënoni lokalet në qendër me vet faktin se këto lokale janë shpronësuar  dhe të gjitha afatet ligjore janë kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …