leoni

Bujar Nishani

Nishani: Kosova po penalizohet për viza në zonën Shengen

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka folur për çështjen e përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe për mundësinë e konfliktit, që mund të sillte pikërisht demarkacioni. “Nuk besoj. Këto janë ide që nuk përkojnë me realitetin. Për fatin e mirë, Ballkani ka tejkaluar luftën. Patjetër që rreziqet mbeten. Por, rreziqet mbeten nga palët e treta, që nuk janë pjesë e rajonit tonë, që tentojnë të ndezin urrejtjen e të shkuarës”, thotë Nishani. Ai më tej foli edhe për atë që kosovarët vazhdojnë të jenë të penalizuar, dhe të mos mund të udhëtojnë pa viza nëpër zonën Shengen.“E konsideroj si një padrejtësi vazhdimin e lënies së shqiptarëve të Kosovës, si të vetmit qytetarë evropianë në gjithë hapësirën Evropiane të izoluar. Nuk mendoj se i shërben zhvillimit, civilizimit, përpjekjeve për integrim kulturor evropian, lënia e izoluar nga mundësia e realizimit ndoshta të së drejtës më fundamental të njeriut, që është ajo e lëvizjes së lirë”, vlerësoi presidenti Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …