Bujar Nishani i quan të mbyllura zgjedhjet e 25 prillit nga pikëpamja formale, por rezultati nuk do të ndryshojë

Nishani: Të tregojmë se demokracia funksionon

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani ka votuar në gjimnazin “Anton Zako Çajupi”, prej nga tha se shpreson që pjesëmarrja në votim të jetë e madhe. Po ashtu, ai tha se sot është një mundësi që shqiptarët të tregojnë se demokracia mund të funksionojë fal vullnetit të tyre, së pari përmes pjesëmarrjes dhe së dyti përmes vendimit të tyre. “Dua të uroj njëherë gjithë shqiptarëve ditën e mbarë sot, të jetë një ditë me pjesëmarrje sa më të madhe. Mesazhi im është, megjithëse demokracia jonë ka sfida të shumta, unë besoj që nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionoj ajo funksionon. Edhe dita e sotme është një mundësi që shqiptarët të tregojnë që demokracia mund të funksionoj falë vullnetit të tyre dhe angazhimit të tyre dhe sot është dita e veçantë dhe kryesore që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon, së pari përmes pjesëmarrjes edhe natyrisht përmes vendimit të tyre për të nesërmen më të mirë”, tha Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …