Brickos

Nisin aktivitetet për shënimin e 33 vjetorit të rënies së dëshmorëve Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu

Në kuadër të Flakës së janarit të viteve të nëntëdhjeta në Komunën e Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nisën aktivitetet  për shënimin e 33-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe SHKL “Tafil Kelmendi”, njëherit u bë përurimi i librit “Rasim Thaçi- idealisti që krijoi ura mes njerëzve” si dhe u mbajt ora letrare me poetët nga Kukësi, Prizreni, Prishtina, Podujeva, Fushë-Kosova, Klina, Peja, Bajram Curri dhe Malisheva, të cilët kishin konkurruar në konkursin letrar të shpallur nga DKRS dhe SHKL “Tafil Kelmendi”. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Shoqatën për kulturë dhe letërsi “Tafil Kelmendi’’, Fitim Shala, tha, ”Sot jemi këtu, për të përkujtuar dëshmorët e rënë në janarin e vitit 1990, në janarin e përflakur e historik, në Malishevën e vogël që dridhi dhe shembi themelet e një Jugosllavie të madhe  fashiste. Në Malishevën e kundërshtimeve të mëdha e të vendosura kundër regjimit të Serbisë e të Jugosllavisë , në Malishevën e organizimeve të mëdha për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , në Malishevën e proceseve të njëpasnjëshme e historike, dhe  vazhdoi, me 29 janar, u organizua një demonstratë e madhe në Malishevë , e cila vazhdoi edhe me 30 janar 1990. Në këtë demonstratë , Aliu, bie dëshmor bashkë me Hysni Mazrekun të pabindur  e të panënshtruar ndaj regjimit të Jugosllavisë’’, përfundoi Shala.

Në fund të këtij aktiviteti u  shpallën fituesit e konkursit letrarë:

Çmimi i parë i takoi poetit Prend Buzhala

Çmimi i dytë i takoi poetes Shefqete Gosalci

Çmimi i tretë i takoi poetit Lulzim Hajdari.

May be an image of 3 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …