NATO: Hapja e hapësirës së ultë ajrore të Kosovës e përmirëson dukshëm të trafikut ajror civil drejt Prishtinës

Rob Bauer: NATO është e gatshme për luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë

Admirali dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer ka deklaruar se Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike është e gatshme për luftë të drejtpërdrejt me Rusinë. Gjatë një interviste për televizionin publik portugez RTP, ai ka përkujtuar se gjatë samitit të NATO-s në Madrid të mbajtur vitin e kaluar, Aleanca vendosi të krijojë katër grupe luftarake shumëkombëshe shtesë në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. “Është një sinjal i rëndësishëm për Rusinë, se ne jemi gati nëse ata vendosin të shkojnë pas NATO-s. Kjo është një vijë e kuqe. Nëse ka një vijë të kuqe, atëherë janë rusët ata që po kalojnë kufijtë tanë” ka theksuar mes tjerash gjatë intervistës, admirali dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …