NISMA

Nisma ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët të marrin pjesë në protestën kundër arrestimit të Haradinajt

Nisma për Kosovën ka ftuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që të marrin pjesë në protestën kundër arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se në protestë janë ftuar të marrin pjesë të gjitha strukturat e Nismës për të protestuar kundër arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe për të kërkuar lirimin sa më të shpejt të tij. Protesta është përkrahur edhe nga organizata të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe parti të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …