NISMA

NISMA: Mbajtja në arrest shtëpiak e Ramush Haradinajt në Francë, veprim i padrejtë

NISMA për Kosovën shpreh shqetësim në lidhje me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, ku parashihet që kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht. NISMA për Kosovën beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinajt në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletë-arrest  i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të z. Haradinaj.  NISMA kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër z. Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …