Nisma për Kosovën mbajti takim me banoret e rajonit të Dushkajës

Nisma për Kosovën mbajti takim me banoret e rajonit të Dushkajës

Dega e Nismës, në Gjakovë, ka organizuar një tubim madhështor në  Dushkajë.  Nisma ia ka ofruar qytetarëve të Gjakovës një kandidat ideal për të drejtuar këtë komunë. Fazli Hoxha është i gatshëm t’i shërbeje vendit të vet. Hoxha ka çka t’i jep Gjakovës dhe Kosovës. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë me këtë rast se iu ka  kërkuar  qytetarëve të Gjakovës të mos japin votë pa adresë. Nisma ua ka ofruar mundësinë qytetarëve të Gjakovës që të votojnë një kandidat të dëshmuar, e tash është në dorën e qytetarëve të kësaj komune t’i shkojnë prapa ose jo.

Filozofia jonë politike i duhet më së shumti vendit tonë. Ne nuk kemi kohë për të humbur duke i helmuar djemtë dhe vajzat e reja. Në vend të kësaj ne jemi orientuar të jemi zëri i njerëzve të varfër, i pensionistit, zëri i punëtorit që i bëhet padrejtësi, të jemi zëri i fermerëve e ndërmarrësve. Ne nuk besojmë duke shikuar nga prapa. Ne besojmë se e kaluara mund të shikohet për të fituar përvoje, por jo duke rrënuar.  Patriotizëm sot është  të ndihmohen njerëzit të cilët kanë nevoje.  E, ardhmja është e socialdemokracisë. Socialdemokratet do të jenë shumicë pas tre, katër viteve. Rruga që kemi nisur ne është rruga e së ardhmes. Koha është për Nismën. Votojeni Nismën dhe numrin 31.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …