Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate e ka mirëpritur vendimin e PZAP-it për mospranimin e votave të ardhura nga Serbia

Nisma Socialdemokrate e ka mirëpritur vendimin e PZAP-it ku urdhëron KQZ-në të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia, si dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se pa votat e ardhura nga Serbia, Nisma dhe partnerët janë parti parlamentare me 6 mandate. Ai pati fjalë të mira për anëtarët e PZAP-it, duke e konsideruar vendimin e tyre si të guximshëm dhe ligjor. KQZ ja  ka shpallë një rezultat jo të rregullt dhe ai nuk është rezultat përfundimtar. Vendimi që e ka marrë sot PZAP për anulimin e ashtuquajtura vota të parregullta të Serbisë dhe rinumërimin e 1447 vendvotimeve tregon që KQZ nuk ka shpallur asgjë, s’ka pasur rezultat të rregullt”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …