Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas vendimit të PZAP-it, që të rinumërohen rreth 1 mijë e 500 vendvotime, duke thënë se vendimet e sotme të këtij institucioni nuk janë ligjore. Ai në një postim në Facebook shkruan se për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, ndërsa për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në. Sipas tij, intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë.
Kontrolloni gjithashtu
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …