Niveli i lartë i manganit në ujin e Liqenit të Badocit, edhe më tej nuk duhet të përdoret për pije

Banorët e zonave që furnizohen me ujë të pijshëm nga Liqeni i Badocit janë paralajmëruar të mos pinë ujin për të paktën dy javë për shkak të niveleve të rritura të manganit, të cilat janë ndikuar nga ndryshimet sezonale dhe temperaturat e ndryshueshme. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raportoi se përmbajtja e manganit ka arritur deri në 0.550 mg/L, ndërsa standardet e lejuara janë vetëm 0.05 mg/L. Ky fenomen natyror është përkeqësuar nga infrastruktura aktuale e trajtimit, ku marrja e ujit është fikse dhe nuk mund të kontrollohet për të shmangur shtresat më të ndotura të liqenit. KRU “Prishtina” sqaroi se edhe nëse uji vlohet, nuk bëhet i pijshëm, pasi mangani është element kimik dhe jo bakteriologjik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sali Bislimi nga protesta në Strasburg: “Zëri ynë nuk ndalet deri në lirimin e çlirimtarëve”

Pas një varg protestash të mbajtura në disa qytete evropiane, kërkesat për lirimin e ish-krerëve …