Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi dhe kanë zhvilluar disa takime të ndryshme në Parlamentin e Turqisë në Ankara. Një delegacion i Kuvendit i udhëhequr nga deputetja Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropian, i shoqëruar nga dy deputetë kanë zhvilluar disa takime të ndryshme në Parlamentin e Turqisë në Ankara. Ky delegacion është pritur nga Komisioni homolog, përkatësisht nga Komisioni për Harmonizim me Bashkimin Evropian, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e dy komisioneve parlamentare dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet tyre. Ndër tjerash z. Mehmet Kasim Gulpinar, kryetar i këtij komisioni ka shprehur interesimin për rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet dy Komisioneve dhe parlamenteve.  Gjithashtu, delegacioni ka vizituar Qendren Kulturore Sami Frashëri në Ankara. Ndërsa delegacioni është shoqëruar dhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, përkatësisht nga Ambasadori Avni Spahiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …