Një delegacion të kryetarëve të komunave të Kosovës, janë pritur në takim nga zëvendësguvernatori i Iowas

Një delegacion të kryetarëve të komunave të Kosovës, janë pritur në takim nga zëvendësguvernatori i Iowas

Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowas do të vazhdojë të fuqizohet, përmes bashkëpunimit më të afërt ndërmjet autoriteteve lokale të të dyja shteteve, por edhe duke u zgjeruar me bashkëpunimin ekonomik. Kjo u tha gjatë një takimi të zëvendësguvernatorit të shtetit amerikan të Iowas me një delegacion të kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën organizimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Zëvendësguvernatori i shtetit të Iowas, Adam Gregg u shpreh i lumtur me partneritetin e Iowas me Kosovën, i cili reflektohet përmes marrëveshjeve të partneritetit ndërmjet qyteteve të ndryshme të Kosovës me ato të Iowas. Ai shprehu zotimin e shtetit të tij për zgjerimin e këtij partneriteti edhe në fushën e ekonomisë, duke theksuar mundësinë që biznese nga Iow a të bëhen pjesë e delegacionit të Guvernatores së Iowas, gjatë vizitës së saj në Kosovë në muajin qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Jorn Rohde: Thjesht dërgojeni statutin në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, theksoi se që nga viti 2013 të gjithë kryeministrat e Kosovës …