Një gjyqtare federale në Amerikë, konstaton se emërimi i Xhek Smitit, hetues special në rastin e Trumpit ishte anti-kushtetues

Ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Xhek Smit, që hetoi dhe ngriti aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka hasur në një pengesë të madhe në hetimin e tij ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Një gjyqtare federale ka shpallur se emërimi i Smithit si hetues special në rastin e dokumenteve të Mar-a-Lago ishte anti-kushtetues. Gjyqtarja Ailin  Cannon vendosi që emërimi i Smith nuk ishte bërë nga Presidenti dhe as konfirmuar nga Senati, duke e cilësuar atë si shkelje të Kushtetutës. Ky vendim vjen në një moment kritik për hetimin ndaj Trump, i cili është akuzuar për mbajtje të dokumenteve të klasifikuara dhe pengim të drejtësisë. Smith dha dorëheqjen nga pozita e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë për t’u emëruar si hetues special në Amerikë. Megjithatë, vendimi i fundit i gjykatës e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e hetimeve kundër Trumpit.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, bëjeni Kosovën më të lehtë për të jetuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, …