Një grup prokurorësh nga Belgjika shkuan në Tiranë për të bashkëpunuar me autoritetet në lidhje me dosjen, “Toyota Yaris”

Një grup prokurorësh nga Belgjika shkuan në Tiranë për të bashkëpunuar me autoritetet në lidhje me dosjen, “Toyota Yaris”

Një grup prokurorësh kanë udhëtuar nga Belgjika drejt Tiranës për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në lidhje me dosjen e “Toyota Yaris”, thuajse katër vite pasi u sekuestruan 3 milionë e 470 mijë euro në Portin e Durrësit. Mësohet se qëllimi i prokurorëve belgë është që të marrin në pyetje edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me këtë çështje, pasi ishte personi që denoncoi në mes të sallës së Kuvendit se 5 milionë euro ishin nisur nga Gjermania drejt Shqipërisë. Megjithatë, nuk dihet ende nëse se kur do të mund të merret Basha në pyetje. Në qendër të hetimeve është edhe një grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastron para me ndihmën e disa zyrtarëve, por ende nuk janë zbardhur detaje apo emra të personave të përfshirë. Aktualisht prokurorët dhe oficerët belgë ndodhen në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa dje kanë qenë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …