Një kontingjent i FSK-së do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar prej 3 deri më 23 tetor 2016

Një kontingjent i FSK-së do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar prej 3 deri më 23 tetor 2016

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës udhëtoi për në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol”. Në një njoftim për media thuhet se një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës prej 13 pjesëtarësh të Brigadës për reagim të shpejtë u nis sot për në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrë pjesë në një garë të madhe ushtarake, e cila do të zhvillohet në Wells. “Për të përcjellë ekipin e FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kishin dalë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci dhe kolonel Naim Haziri. Kontingjenti i Forcës së Sigurisë do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar nga data 3 deri më 23 tetor 2016.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama duke iu dëshiruar rrugë të mbarë dhe suksese pjesëtarëve që do të marrin pjesë në këtë garë, ndër të tjera theksoi: “Ju jeni përgatitur që nga shkurti për këtë garë, dhe unë pres rezultate të mira. Duhet të keni parasysh se do të përballeni me shumë sfida, por asnjëherë mos harroni se atje po përfaqësoni jo vetëm vetën tuaj dhe FSK- në, po edhe shtetin e Kosovës. Unë shpresoj shumë se edhe kësaj radhe do të korrni suksese, ashtu si edhe në shumë gara të tjera, ku pjesëtarët e FSK-së kanë dalë të parët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …