Brickos

Një lavdi marrëzie “erazmiane” e dy viteve më parë, e cila nuk mund të harrohet kurrë

Krerët e vendit nuk ishin kujtuar për vdekjen e dr. Muhamet Tërnavës, por ishin turrë në “galla të B.Fevziut

(Një lavdi marrëzie “erazmiane” e dy viteve më parë, e cila nuk mund të harrohet kurrë)

 

 

Krerët e Kosovës nuk kishin dërguar as edhe një telegram ngushëllimi për vdekjen e historianit,  Muhamet Tërnava, dy vjet më parë,  por ishin lëshuar turr e vrap kush të arrinte më parë me “galla manifestum” të Blendi Fevziut.

Dy vjet më parë më  6 shtator të vitit 2017, me rastin e vdekjes së dr. Muhamet Tërnavës, historian, i burgosur politik, i keqtrajtuar mizorisht në burg, familja e tij nuk mori asnjë telegram të vetëm ngushëllimi, nga kryetari i Kosovës, historiani, Hashim Thaçi,  as nga kryeministri, Ramush Haradinaj, as nga kryekuvendari, Kadri Veseli, sepse ishin ftuar të merrnin pjesë  në orgji ahengun e Blendi Feziut, në njëzet-vjetorin e fillimit të punës si gazetar. Familja e dr. Muhamet Tërnavës nuk mori telegrame ngushëllimi as nga Albin Kurti, e Behxhet Pacolli, nga Edi Rama e Ilir Meta, Lul Basha jo se jo, sepse ata vështirë ta kenë dëgjuar ndonjëherë emrin e profesor doktor, Muhamet Tërnavës, historianit të martirizuar për së gjallë, për shkak të një zbulimi shkencor.

“Marrëzia”  dhe lavdërimi i saj Erazmian

Më 6 shtator të vitit 2017 në moshën 70-vjeçare, ka ndërruar jetë, prof. dr. Muhamet Tërnava. Atë ditë, makineria mediale propaganduese, kishte bërë lajm ditor 20-vjetorin e fillimit të punës gazetareske (banditeske) të Blendi Fevziut, nipit gjenetik e ideologjik të Esad Pashë Toptanit. Në festën e tij  Blendi Fevziu,  (sipas Ylli Rakipit), “kishte thirrur dhe kishte vendosur në rresht, mbarë botën shqiptare. Parlamenti i Kosovës kishte anuluar për ditën e sotme, seancën për formimin e qeverisë së re, vetëm që krerët të ishin të pranishëm në festën e Fevziut. Në këtë festë është e pranishme e gjithë qeveria e Republikës së Shqipërisë, edhe kjo ende e pamandatuar, me në krye Edi Ramën. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vrapuar të jetë në krye të festës së Fevziut. Kryeministri i qeverisë në formim të Kosovës, Ramush Haradinaj, krerët shqiptarë të Maqedonisë. Ilir Meta, që sigurisht nuk mungon në asnjë festë apo ditëlindje. Kryetari, tashmë i shkrirë i opozitës, Lulzim Basha. Njerëzit më të famshëm dhe më të kamur të botës shqiptare, elitat politike dhe intelektuale të vendit. Dhe jo vetëm kaq”.

Gjatë maskaradës së orgji-ahengut në Tiranë, në Kosovë është varrosur doktor, profesor Muhamet Tërrnava, historiani më i madh shqiptar i Mesjetës, demaskuesi i deformimeve të shkencës serbe lidhur me përkatësinë e popullatës së Kosovës në Mesjetë, shkencëtari, të cilit  nuk iu kishte lejuar ta mbronte temën e magjistraturës as të doktoraturës në Prishtinë e në Beograd, por ishte detyruar ta mbronte në Zarë dhe në Zagreb të Kroacisë,  i burgosuri politik  i viteve ’80, shok ideali me Jusuf Gërvallën, profesori, të cilin gjatë ngujimit në Burgun e Prishtinës, UDB-ja e  kishin goditur  fizikisht, për ta lënë me pasoja, të cilat i barti në trup dhe në shpirt,  prej nëntorit të vitit 1981 e deri më 6 shtator të 2017 kur edhe u nda nga jeta. Atë ditë familja e tij nuk mori asnjë telegram të vetëm ngushëllimi, nga kryetari i Kosovës, historiani, Hashim Thaçi,  as nga kryeministri, Ramush Haradinaj, as nga kryekuvendari, Kadri Veseli, sepse ishin ftuar të merrnin pjesë  në ahengun e Blendi Feziut, në njëzet-vjetorin e fillimit të punës si gazetar. Familja nuk mori telegrame ngushëllimi as nga Albin Kurti, as Behxhet Pacolli, nga Edi Rama e Ilir Meta jo se jo, sepse ata vështirë ta kenë dëgjuar ndonjëherë emrin e profesor doktor, Muhamet Tërnavës, historianit të martirizuar për së gjallë, për shkak të një zbulimi shkencor.

Ja cili ishte lavdërimi “erazmian” i marrëzisë shqiptare dy vite më parë

Tubimi dhe pjesëmarrja e krerëve të lartë politikë të vendit në  “maskaradën” e  Blendi Fevziut, në Tiranë, shënonte një nivel të lartë të degjenerimit të politikanëve shqiptarë, të cilët në fjalimet e tyre që i shkruajnë vetë, apo ua shkruajnë  këshilltarët, shprehen kundër kultit të individit, kundër të vetmit kult, atij të Enver Hoxhës, dhe  pretendojnë të na bindin se edhe në kohën e Enverit paskan qenë kundërshtarë të tij, por nga frika prej tij ia kishin punuar, gjoja  nën rrogoz.

Sot këta politikanë, pa pikë turpi, ndjese e njerëzie  marrin pjesë në ngritjen e një kulti të një gazetari kontrovers, të një degjeneriku hipokrit, që argëton publikun sikur palaçot e mesjetës, por në anën tjetër kontaminon opinionin me gënjeshtra, mashtrime që shkaktojnë ndasi, etiketa e  linçime të familjeve të caktuara.

Megalomania e këtij mitomani të rrjedhur, që jeton me fiksionin e tij dokishotesk në përpjekje për ta varrosur të kaluarën, për çka edhe e kanë financuar dhe e financojnë bijtë e kolaboracionistëve fashistë, ata të UDB-së  të djeshme e të sotme jugosllave të tipit të Bato Haxhiut, i cili pretendon ta emitojë Feziun me Klanin e tij dhe improvizon klishe banale dhe të tillë si Çili, Çani, Luba, Buzha e plotë maskarenj,  nuk ka si të mos na kujtohen vargjet e Ali Asllanit, për ata “që  të pa brekë i zuri nata, por milionerë i çeli dita”. Këtë “gala manifest” për “Ahengun e madh”, që e mbajti Blendi Fevziu, në Tiranë, jo në ditëlindjen e vet apo ditën kur e hëngri, kokën Esad Pasha, as në ditëlindjen e nënës apo vdekjes së babait të tij,  as në të zezë-ditën që e nxori nëna në jetë, por në ditën kur për herë të parë, para njëzet vitesh kishte filluar  punën si gazetar, apo opinionist.  Ja në çfarë ngjarje me rëndësi “historike” kanë marrë e marrin  pjesë: Hashim Thaçi, Ilir Meta, Ramush Haradinaj, Edi Rama, Lulzim Basha dhe çilët e çanët e shumtë, të kohës sonë të leshtë, por as janë kujtuar e as kujtohen për vlerat më sublime kombëtare të historisë sonë.

(Ahmet Qeriqi)

  1. 9. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …