Një nxënës 14-vjeçar, hyri në shkollë duke goditur me revole shokët e vet dhe mësuesit në një shkollë fillore, në Beograd

Një nxënës 14-vjeçar, serb,  Kosta K. hyri në shkollë duke qëlluar ndaj nxënësve dhe mësuesve në shkollën fillore në Beograd. Sipas mediave, 9 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kosta K. mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 8, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë pa ndalur. Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në klasën e historisë. Tre fëmijë janë shtruar në spital, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike. Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur, ndërsa viktima e parë ka qenë roja që ka ndërruar jetë pak pas të shtënave. Shokët e klasës të adoleshentit e përshkruajnë si një person të qetë, duke theksuar se ai nuk ishte problematik. “Nuk kishte asnjë motiv ta bënte këtë”, thanë fëmijët e traumatizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …