Me një pjesëmarrje masive të grave AKR-ja ka mbajtur Konventën e IV-të Zgjedhore të Forumit të Gruas

Me një pjesëmarrje masive të grave AKR-ja ka mbajtur Konventën e IV-të Zgjedhore të Forumit të Gruas

Me një pjesëmarrje masive të grave dhe nën intonimin e himnit nga grupi i korit të femrave, dega e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, ka mbajtur Konventën e IV-të Zgjedhore të Forumit të Gruas, ku të pranishme ishin qindra gra, të cilat kishin ardhur t’i ndjekin punimet e këtij Kuvendi nga afër. Përveç ish deputeteve të Parlamentit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Kuvendin me praninë e tyre e nderuan edhe koordinatori i zgjedhjeve në nivel qendror z.Vesel Makolli, sekretarja organizative e partisë znj.Rejhan Vuniqi, kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri, koordinatorja e Forumit të Gruas ne nivel qendror, znj.Mirlindë Gashi, koordinatori i degës së AKR-së në Prishtinë, z.Valon Berisha dhe shumë mysafirë të tjerë nga jeta akademike dhe kulturore e Kosovës.

Duke folur për rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri, koordinatori i zgjedhjeve në AKR, z.Vesel Makolli ka deklaruar se Aleanca Kosova e Re, gjithmonë ka lobuar për mbrojtjen dhe avancimin e gruas në shoqërinë kosovare. Ai po ashtu ka thënë se klase aktuale politike e ka sjellë vendin para kolapsit. “Dalja nga kjo katrahurë, mund të behet vetëm me AKR-në dhe Presidentin Behgjet Pacolli”, ka thënë ai. Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, znj.Mirlindë Gashi, e cila, duke folur për pozicionin e gruas në shoqërinë kosovare, është shprehur se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga kjo gjendje. Ajo ka thënë se ndryshimi vjen vetëm nëse ne i themi stop këtij degradimi. Ndërsa koordinatori i degës së AKR-së në Prishtinë, z.Valon Berisha, ka folur për fuqizimin e rolit të gruas. Ai ka thënë se një nga prioritetet e AKR-së është sigurimi i vendit të merituar të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje. “Duke u mobilizuar të gjithë së bashku, ne do ta sigurojmë vendin e merituar të gruas në shoqëri”, ka thënë ai.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 649 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së Prishtinë, u zgjodh Shkurte Berisha. Duke i falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe delegatet për besimin e dhënë, kryetarja e sapo zgjedhur ka thënë se me qeverisjen e AKR-së, do të ketë mirëqenie ekonomike, ngritje të nivelit të punësimit të grave, promovim i së drejtës dhe barazisë në trashëgimi si dhe avancim profesional dhe akademik për gratë. Më pas Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë 14 anëtarëshe të Forumit të degës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …