Gjykata

Një prokuror ndërkombëtar i parashtroi dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Një prokuror ndërkombëtar i parashtroi dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës në lidhje me “krim të organizuar dhe korrupsion” ndaj grupit të udhëhequr nga ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla. Sipas njoftimit për media, në aktakuzën e parë akuzohen 22 të pandehur, ndërsa në aktakuzë janë renditur 46 pika të akuzës për vepra penale duke përfshirë krim të organizuar, pastrim i parave, marrje të mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal. Ndërsa, në aktakuzën e dytë akuzohen 17 të pandehur për pastrim të parave. Ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës  disa prona shoqërore. Ky grup  thuhet se ka qenë aktiv prej vitit 2006, dhe ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe pjesëtarë  serbë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për …