Një takim njohës me emisarin amerikan, Alekasnder Kasanof, ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Një takim me emisarin e ri amerikan Alekasnder Kasanof ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në këtë takim Abdixhiku ka ngritur si shqetësim raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë strategjikë dhe të sigurisë. Abdixhiku i ka thënë zyrtarit të lartë amerikan se nëse LDK do të drejtojë Qeverinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të jetë prioritet riparimi i raporteve ndërmjet dy shteteve. Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …