“Një varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin”

“Një varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin”

Pasdite lirike me nxënësit e Shkollës Shqipe në Zvicër, kredhje në gjuhën shqipe me vargjet, tregimet e këngët e Dritëroit, poetit të shqiptarëve dhe shëlbyesit të   gjuhës shqipe …

Një event frymëzues që premton të kthehet në një festë ku arti, kultura, rrënjët dhe atdhedashuria bëhen bashkë. Nxënësit e Shkollës Shqipe në Zvicër, performojnë si protagonistë në një mbrëmje kushtuar veprës të poetit të dashur të shqiptarëve deri në skajet më të largëta të diasporës.

Magjepsja poetike e Dritëroit, këtë herë do të përshfaqet edhe përmes harmonisë muzikore dhe talenteve teatrale të nga vet nxënësit, në nder të trashëgimisë letrare të Dritëro Agollit me gjurmë të pashlyeshme në identitetin tonë kombëtar që prek zemrat dhe mendjet e shqiptarëve në botën mbarë.

Jeni të mirëpritur!

Date: 1 Tetor, 2023

Ora: 13:30

“Një varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin”

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI:  Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri

 Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri Shqipëria …