Kokteil më rastin e mbarimit të detyrës në konsullatën e Shqipërisë në Munih të Gjermanisë

Isuf Bytyçi: Kokteil më rastin e mbarimit të detyrës në konsullatën e Shqipërisë në Munih të Gjermanisë

Më 22.09.2023 në Munih  të Gjermanisë u mbajt një kokteil, më rastin e përfundimit të misionit të tyre: konsulli gjeneral i Republikës së Shqipërisë në Munih, shkëlqesia e tij z. Arten Hanku dhe zëvendësi i tij Dr. Dr. Dashnor Ibraj. Aty ishte një ceremoni rasti, me pjestarë të stafit konsullor, që në mesin e tyre ishin gratë e konsujve edhe konsullja e re shkëlqesia e saj znj. Miranda Kokona.

Aty morën pjesë miq, përfaqësues shoqatash e ndërmarrjesh dhe, në mesin e tyre ishte profesori i nderuar Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, qifti Lajqi nga shoqata kulturore ” Iliria” në Munih, mjeku Dr. Bajram Shabani, përfaqesuesi i KKAD-së Isuf Bytyçi, ndërmarrësi z. Hoti e shumë përfaqësues pothuajse nga të gjitha trojet shqiptare, që nga Shqipëria shtetërore, nga Republika e Kosovës, nga Ilirida e tj!

 Por, çka më ra në sy dhe nuk më pëlqeu fare, se aty nuk ishte prezent askush nga stafi konsullor i Republikes së Kosovës! Dhe nuk dua të komentoj asgjë, në lidhje me këtë çështje! Por një gjë dua ta shkruaj se të dya konsullatat shqiptare e kanë një hyrje të përbashkët.

Të gjithë ne e dijmë se përfaqësuesit e konsullatës së Shqipërisë – sipërfaqësues të shtetit amë, jo vetëm që janë të kulturuar e të disiplinuar, por ata janë shumë të dashur, miqësorë, punëtorë dhe njerëzorë, që urojmë për ta shumë suksese edhe në të ardhmën.

Kontrolloni gjithashtu

Shefqet Dibrani; Sylë Mujaj, arriti që dhembjen, vuajtjen, dhunën fizike e psikike, në burg, ta paraqesë në art figurativ

Me rastin e hapjes së Ekspozitës Personale të piktorit,  Sylë Mujaj  (15.09.2024 – 29.09.2024 / …