Njëra nga temat e takimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pritet të jetë çështja e dialogut Kosovë Serbi

Njëra nga temat e takimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pritet të jetë çështja e dialogut Kosovë Serbi

Njëra nga temat e takimit të radhës ndërmjet udhëheqësve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që pritet të mbahet javën e ardhshme, pritet të jetë çështja e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dy këto subjekte politike, që gjatë mandatit të kaluar kanë qenë në opozitë, tani pas zgjedhjeve parlamentare te 6 tetorit, ndodhen në procesin e bisedimeve për formimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës. Ajo që mbetet për t’u parë, është qëndrimi që Vetëvendosje dhe LDK do të mbajnë karshi rolit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në këtë proces. Përderisa ishin në opozitë, të dy partitë që pritet të kalojnë tani në pushtet, ishin kundër që presidenti Thaçi të ishte në krye të delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë. Kurti ka thënë se sa i përket dialogut me Serbinë, fillimisht do të bëhet një vlerësim i marrëveshjeve të arritura nga viti 2011 e deri më 2017. Ai ka thënë po ashtu se dialogun do ta udhëheqë vet dhe nuk do të lejojë që presidenti i vendit Hashim Thaçi të marrë kompetenca “të cilat nuk i takojnë”.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …