Treni i vendosur në Bllacë, nga Qeveria e Kosovës, në kujtim të 20-vjetorit të ikjes nga Kosovës është shkatërruar

Treni i vendosur në Bllacë, nga Qeveria e Kosovës, në kujtim të 20-vjetorit të ikjes nga Kosovës është shkatërruar

Treni i vendosur në Bllacë, nga Qeveria e Kosovës në kujtim të 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, është shkatërruar në masë të madhe. Policia është duke hetuar rastin, mirëpo ende nuk i ka identifikuar dëmtuesit e trenit. Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan se si ta ruajnë trenin nga shkatërrimi. Përveç vendosjes së kamerave të sigurisë, në zyrën e kryeministrit thonë se nuk kanë buxhet për asgjë tjetër. Ky tren, shumë shqiptarëve të Kosovës u sjellë në kujtesë kohën kur kishin ikur nga atdheu si dhe vuajtjet që kishin përjetuar gjatë  ikjes nga Kosova, e sidomos pritjet me orë të tëra në kufi,  madje edhe me ditë të tëra për të shkuar në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …