VAZHDIMI I PUNIMEVE NË OBJEKTIN E ZJARRFIKËSVE

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ka pëcjellur nga afër zhvillimin e punimeve në ndërtimin e objektit të Zjarrfikësve, punime që po zhvillohen sipas paramasave të parapara, me qëllim të plotësimit të standardeve për ofrim të shërbimeve cilësore për qytetarë. Projekt që po zhvillohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira lokale dhe të qasshme për komunitetin”. Objekti i Zjarrfikësve është projekt i përbashkët mes Komunës së Junikut, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …